1. Iniciativa popullore & referendumet

FASH kërkon të japë pushtetin në duart e popullit përmes referendumeve. Çdo ligj mund të kontestohet nga populli me 100.000 firma dhe të shkojë në referendum. Populli gjithashtu mund të shkarkojë Kryeministrin ose të propozojë ligje të reja. Asnjë elitë nuk vendos pa pëlqimin e qytetarëve.

2. Arsimi dhe reforma shkollore

Reforma arsimore e FASH synon më pak teori dhe më shumë praktikë. Lëndët thjeshtohen, futen orë praktike që përgatisin nxënësit për jetën dhe punën. Më shumë disiplinë, investim në shkolla rurale dhe ndarje midis shkollës bazë dhe profesionale.

3. Bashkimi i popullit shqiptar

FASH beson në bashkimin kombëtar pa dhunë, me strategji. Fillon me bashkimin Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim ekonomik, arsimor e kulturor me të gjitha trevat. Krijohet një identitet i përbashkët shqiptar dhe mbështetje për diasporën.

4. Mbështetje për pakicat shqiptare jashtë shqipërisë

FASH mbron shqiptarët etnikë jashtë Shqipërisë: krijon zyra shtetërore për Preshevë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri. Jep shtetësi të përshpejtuar, ndihmë juridike, bursa dhe ngritje të zërit në organizata ndërkombëtare.

5. Ushtria dhe Mbrojtja Kombëtare

FASH kërkon një ushtri të vogël, por efektive dhe patriotike. Shërbimi është vullnetar me përfitime. Ushtria fokusohet në ndihmë ndaj popullit dhe mbrojtje kombëtare, jo në luftëra të huaja.

6. Shqipëria për shqiptarët – qëndrimi për refugjatët

FASH refuzon pranimin e refugjatëve nga vendet e treta. Shqipëria duhet të kujdeset për popullin e vet. Përjashtim janë shqiptarët nga trevat e përndjekura. Asnjë kamp refugjatësh nuk do ndërtohet në Shqipëri.

7. Ulja e taksave dhe prodhimi vendor

Bizneset që prodhojnë dhe punësojnë shqiptarë do taksohen më pak. Rinvesitmi i ndershëm shpërblehet, sektori i lojërave të fatit e pornografisë do taksohet rëndë. Mbështetje për teknologji, bujqësi dhe industri.

8. Rritja e përfitimeve për fëmijët

Mbështetje mujore për fëmijë, më shumë çerdhe publike dhe fonde për raste të veçanta. Qëllimi: të rritet lindshmëria dhe të mbështetet familja shqiptare si themel i kombit.

9. Paga minimale dhe lufta kundër varfërisë

Rritje graduale e pagës minimale, ndihmë për të ndershmit dhe penalizim për ata që nuk duan të punojnë. Luftë kundër punës në të zezë dhe subvencione për nevoja bazë si energji dhe ushqim.

10. Prodhimi vendor dhe eksporti kombëtar

FASH synon një Shqipëri që prodhon dhe eksporton. Subvencione për bujqësi, industri dhe artizanat. Mbështetje për eksportuesit dhe edukim për konsum të produkteve shqiptare.

11. Rikthimi i industrisë së rëndë

Rindërtimi i industrive strategjike si çeliku, nafta dhe makineritë. Tatim 0% për 5 vite për investime që hapin vende pune. Kontroll shtetëror për sektorët kritikë dhe mbështetje nga diaspora.

12. Investime në sport dhe shëndet

Çdo shkollë do ketë fusha sportive. Reforma në shëndetësi për shërbim dinjitoz, modern dhe pa korrupsion. Qëllimi: rinia e shëndetshme dhe një popull që lëviz e jeton më gjatë.

13. Arkitektura tradicionale

Mbështetje për ndërtimin e shtëpive tradicionale dhe rikthimi i stilit kombëtar në ndërtesat publike. Mbrojtje ligjore për zonat historike dhe edukim për ruajtjen e trashëgimisë ndërtimore shqiptare.

15. Struktura, rregullat dhe parimet

Partia FASH funksionon me rregulla të qarta, demokraci të brendshme dhe kontroll të rreptë ndaj korrupsionit. Anëtarësimi është i hapur për patriotë të ndershëm dhe strukturat janë nga poshtë-lart.

16. Strategjia mediatike & edukimi

Faqja zyrtare është burimi i vetëm i informacionit. Ekipi i komunikimit reagon ndaj sulmeve. Trajnime për anëtarët, rregulla sigurie dhe pamje serioze për të përfaqësuar popullin me dinjitet.

Shkarko PDF