“FAMILJE • POPULL • ATDHE – më shumë se një moto, një obligim moral.”

Kuptimi i Logos

Logoja jonë përbëhet nga dy elementë kryesorë: një katërkëndësh në formë rombi dhe një shqiponjë në mes. Katërkëndëshi përfaqëson katër drejtimet e horizontit – veri, jug, lindje, perëndim – dhe simbolizon përhapjen dhe unitetin e shqiptarëve në mbarë botën.

Shqiponja, simbol i lirisë dhe guximit, pasqyron historinë tonë të lavdishme dhe ideologjinë tonë patriotike. Ngjyrat tona, e zeza dhe e bardha, reflektojnë qartësinë, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e FASH.

Rreth Nesh

Fronti Atdhetar Shqiptar (FASH) është një organizatë politike e pavarur me orientim konservator, e cila promovon ruajtjen e vlerave tradicionale, identitetit kombëtar dhe forcimin e strukturës familjare shqiptare. Themeluar më 28 Nëntor 2022, FASH lindi si përgjigje ndaj sfidave moderne që prekin kombin shqiptar brenda dhe jashtë kufijve.

Ne besojmë në veprim demokratik, transparencë, përfaqësim dhe përgjegjësi. Vendimet e rëndësishme brenda organizatës merren përmes votës dhe mbështetjes së shumicës.

Misioni ynë

  • Të ndërtojmë një shtet të drejtë, të fortë dhe të begatë
  • Reforma në arsim dhe forcimin e familjes shqiptare
  • Bashkimi i popullit shqiptar dhe mbrojtja e pakicave
  • Rritja e pagës minimale dhe fuqizimi ekonomik
  • Investime në industri, ushtri dhe trashëgimi kulturore

Vizioni ynë

  • Një Shqipëri e fortë dhe e bashkuar
  • Ekonomi e qëndrueshme dhe zhvillim rural
  • Qasje e barabartë në arsim cilësor
  • Bashkëjetesë ndërfetare dhe harmoni sociale
  • Një shoqëri që kombinon traditën me progresin

Vlerat tona

  • Respekt për kombin dhe trashëgiminë
  • FAMILJE • POPULL • ATDHE – si parim udhëheqës
  • Bashkëpunim dhe përgjegjësi ndaj popullit
  • Pavarësi kombëtare dhe vetë-mjaftueshmëri
  • Përfshirje e njerëzve me kontribut të pastër

Dokumentet Zyrtare

Shkarko Programin Politik (PDF)